Saturday, 10 August 2013

FIGURA LETRARE


Antiteza vjen nga greqishtje antithesis = kundërvënie (anti = kundër, thesis = vendosje, vënie).
Antiteze përftohet duke vene balle për balle dy ane, dy gjendje, dy pamje, dy dukuri te kundërta, qe te dale me shprehës e me ne pah mendimi i autorit. Është përafrim i dy antonimeve.
Ajo qe del nga një antiteze e bukur është e shpejte dhe e fuqishme si shkreptima qe shpërthen nga takimi i dy ngarkesave te kundërta.
Ashtu sic ka gjera qe ngjajnë te krahasimi, po ashtu ka dhe gjera te kundërta te antiteza.
Ndryshe nga shkallëzimi qe na jep kalim gradual ne rritje ose ne zbritje, te antiteza kemi një kalim te shpejte dhe te menjehershem nga një e kundërt te tjetra.
Antonomazia – - Antonomazi vjen nga greqishtja antonomazo – nderroj emrin. – - Eshte figure stilistike qe perftohet duke zevendesuar nje emer te pergjithshem me nje emer te pervecem, i cili eshte bere misherim i nje vetie nga historia, letersia, etj. ose nga anasjelltas,nje emer i percecem zevendesohet me nje titull, me nje togfjalesh,me nje epitet etj.
Apostrofa vjen nga greqishtja “apostrophe” (ndryshim drejtimi, shmangie), nga “apo” (larg), “strophe” (kthese).
Apostrofa është figure stilistike, me te cilën u drejtohemi ose thërresim sikur t’i kishim pranë njerëz te gjalle ose te vdekur, a gjera te afërta ose te largëta.
Asidenti – - Asident vjen ngagreqishtja asyndeton – i palidhur ( a – mohuese, sydein – lidh, bashkoj ) – - Eshte figura stilistike,ne te cilen me qellim lihen menjane lidhezat per t’i dhene shprehjes gjalleri e intonacion te shpejte.
Asonanca (zanoresia) – - Asonance vjen nga latinishtja adsonare – bashketingellon, i pergjigjet nje titulli. – - Eshte rime jo e plote e dy a me shume vargjeve,qe kane te njejta vetem zanoret e theksuara dhe zanore te tjera te fjaleve fundore. – Ndonese me rrale,asonanca mund te shfaqet edhe ne zanore te perseritura brenda vargut. – Perdoret per te arritur pelqim tingullor ose tingellim te kendshem.
Asteizmi – - Asteizem vjen nga greqishtja asteismos – hoke, fjale therese. – - Eshte figura stilistike, me anen e se ciles qortojme ose shajme, me qellim qe te lavderojme. – Pra,eshte e kunderta e ironise.
Konsonanca (bashketingelloresia) – - Konsonance vjen nga latinishtja consonantia – bashketingellim. – - Konsonanca ose disonanca eshte rime jo e plote,kur fjalet e rimuara, duke filluar nga theksi i fundit ritmik,kane te njejta vetem bashketingelloret,ndersa zanoret i kane te ndryshme.
Kapërcimi në letërsi është përsëritja e një fjale ose disa fjalëve nga një varg në vargun pasues për ta dhënë sa më të plotë mendimin.
Krahasimi eshte venia balle per balle e dy dukurive,dy sendeve a dy frymoreve te ngjashem nga ana e jashtme,perte ndricuar me mire njerin prej tyre,per a bere me te gjalle e me te pasur mendimin. Krahasimi eshte perqasje ose perafrim midis dy imazheve qe arrihet duke bashkuar fjalet perkatese me ndihmen e lidhezave.Eshte nje nga figurat me te thjeshta,sepse mjafton te vihen perballe fjalet qe shenojne dukuri,sende a frymore qe kane ngjashmeri dhe te lidhen me lidhezat : si,ashtu si,porsi etj. per ta patur krahasimin. Ne kete figure stilistike vihen perballe vecorite e dyta,ato qe bien ne sy dhe sherbejne per te vene ne pah ane te ngjashme,per ta ndricuar me mire njeren prej tyre,per ta shprehur me me shume gjalleri e pasuri mendimin.
Similitude vjen nga latinishtja similitude = ngjashmeri.Kur te dy krahet e krahasimit nuk jane dy fjale,por dy fjali,atehere krahasimi quhet similitude ose krahasim i zgjatur.
Kritika letrare në rradhë të parë merret me vlersimin e veprave letrare. Kritika letrare ka funksionin e ndërmjetësuesit mes lexuesit dhe veprës.
Epifora vjen nga greqishtja epiphora – shtese. – - Epifora eshte perseritje e po atyre mjeteve ne fund te vargjeve a fjalive per t’u dhene ngarkese emocionale. – - Epifore quhet edhe vargu i fundit qe sherben si mbyllje ose si refren pas cdo strofe.
Epitafi në Greqinë e lashtë shënonte një fjalim pranë një varri si dhe një mbishkrimvarri që mund të jetë njëherit edhe shume i shkurtër si që është rasti në Spartë ku shënohej vetëm emri dhe mbiemri i të ndjerit. Kjo formë e reduktuar vetëm në emër e mbiemër, përdoret më së shumti te muslimanët që nga shekulli i VII.
Epitafi i një gjatësie më të madhe, është zakonisht lavdi për herojtë, për dëshmorët si dhe për merita e të aritura të tjera në jetë. Epitafi është gjini letrare, elozh foljor gjatë një varimi apo elozh i shkruar si mbishkrim.
Në kohët moderne epitafi vazhdon të jetë gjini letrare por tanimë, i rimëzuar dhe që shpreh një adhurim për një person apo për veprën e tij.
Eufemizmi – - Eufemizem vjen nga greqishtja euphemismos – fjale ogurmire. – - Eufemizma quhen zakonisht gjithe ato fjale e shprehje,qe zevendesojne fjale te vrazhda e te pahijshme me fjale e shprehje me te lehta e me te buta. – Tek eufemizmi ndryshohet forma e shprehjes pa u ndryshuar asgje nga permbajtja e saj.Praktikimi i shprehjeve te lehta per dukuri te renda e te egra ka qene rrjedhoje e pafuqise se njeriut ndaj forcave shkaterruese te natyres,kur natyra sundonte pothuajse per cdo gje mbi njeriun.Njeriu me fjale i merrte me te mire fuqite e fshehta e te egra te natyres.
Fantazia apo Fantasia është një zhanër i artitliteraturësstripitfilmitserisë, lojrave, muzikës që përdor magjinë dhe forma tjera mbinatyrshme si element parësor të përmbajtjes, temës dhe vendosjes, apo të tijave.
Figurat Stilistike ndahen në :
2. Figurat e shqiptimit poetik (figurat tingullore dhe të intonacionit) : pyetja retorikepasthirrmaapostrofaretiçenca (heshtja), pretericioni(tejkalimi), perseritjaepanastrofejaepanalepsaepifora,anaforaaliteracioniparonomaziaonomatopejaasonanca (zanoresia), kansonanca(bashkëtingëlloresia), pauza (ndërprerja).
4. Figurat e fjalorit poetik (të leksikut) : sinonimetantonimethomonimetarkaizmatneologjizmatdialektizmat(krahinorizmat), barbarizmat (huazimet).
5. Figurat e sintaksës poetikeinversionikonversionienumeracionigradacionielipsapleonazmiasidentipolisidentikiazma.
Folja është pjesë e ndryshueshme e ligjëratës që shënon një veprim apo gjendje.
Në gjuhën shqipe ajo ka kategori gramatikore të mënyrëskohësvetësnumritdhe diatezës.
Folje quhen fjalët që tregojnë se subjekti vepron ose pëson diçka ose ndodhet në një gjendje të caktuar.
Fusnota është fjalë me prejardhje gjermane e cila e shënon një shënim, me vërejtje në fund të faqes me tekst. Fusnota bën sqarimin shtesë apo udhëzon në sqarime shtesë për pjesën e tekstit e cila është e prezentuar. Në gjuhën shqipeështë emër i përgjithshëm i gjinisë femrore.
Alegoria – Alegori vjen nga greqishtja allegoria, nga allos – tjetër dhe agereia – flas, them, d.m.th te folur për ta kuptuar ndryshe.
Alegoria është një paraqitje e tërthorte ose shprehje, prapa se cilës nënkuptohet një domethënie tjetër ; metafore e zgjeruar. Hartime letrare, qe ndërtohen mbi bazën e alegorisë, janë fabulat dhe parabolat. Alegoria ka lindur nga paralelizmi midis jetës se njeriut dhe natyrës e jetës se kafshëve.
Aliteracioni vjen nga latinishtja alliteratio – prane+shkronja. – - Aliteracioni eshte perseritja e bashketingelloreve te njejta prane e prane ne te njejtin varg per shprehesi tingullore. – Aliteracionet krijojne bukur tingellimin e brendshem ne trupin e vargut

No comments:

Post a Comment